Shërbime Gjithëpërfshirëse për Kujdesin e Mendjes dhe Mirëqenies
Psikoterapi individuale
Trauma & Ankth (BWRT)
Marrëdhënie & Çifte
Relationship Reboot
Kujdes i besueshëm, ndryshim që zgjat
Në Wellheard, ne nuk fokusohemi vetëm tek simptomat, por tek shkaku i tyre.Qasja jonë është e personalizuar dhe e orientuar drejt rezultateve reale që zgjasin në kohë.
Experiencë Profesionale
Mbi 10 vite përvojë në trajtimin e ankthit, traumave dhe zhvillimit personal me metoda bashkëkohore.
Qasje e Fokusuar te Klienti
Çdo proces është i ndërtuar sipas nevojave të tua, duke respektuar ritmin dhe historinë tënde personale.
Përkushtim Ndaj Ndryshimit
Punojmë për rezultate të qëndrueshme, që nuk janë të përkohshme, por transformuese në jetën tënde.
Pyetjet më
të Shpeshta
Për pacientët tanë që përjetojnë vështirësi si pasojë e dëmtimeve apo sëmundjeve që prekin sistemin nervor, ofrojmë një përvojë rehabilitimi të specializuar dhe të personalizuar. Ky proces synon rikuperimin e funksioneve, përmirësimin e cilësisë së jetës dhe mbështetjen e mirëqenies fizike dhe emocionale në mënyrë të qëndrueshme.
Po nëse nuk ndihem rehat me terapistin?
Një nga veçoritë e BWRT® është se është një terapi “content-free”, që do të thotë se nuk është e nevojshme të ndash me detaje përvojat personale apo momentet e vështira për të arritur ndryshim.
Fokusi është te mënyra si truri yt reagon, jo te rrëfimi i gjatë i historisë.
Kjo e bën procesin më të lehtë, më të sigurt dhe më të rehatshëm për shumë njerëz.
Megjithatë, lidhja me terapistin mbetet e rëndësishme.
Nëse nuk ndihesh rehat:
• mund ta shprehësh këtë hapur
• ose të zgjedhësh një terapist tjetër
Sepse ndryshimi ndodh më lehtë aty ku ndihesh i sigurt.
Çfarë është BWRT?
Ajo funksionon duke ndërhyrë në një moment shumë të shpejtë të përpunimit të informacionit në tru përpara se ne të bëhemi të vetëdijshëm për reagimin tonë.
Çfarë të pres në seancën e parë?
Ajo fokusohet në mbledhjen e informacionit të nevojshëm për të kuptuar problemin aktual dhe mënyrën si truri po reagon ndaj tij, jo në analizën e gjatë të së kaluarës.
Ndryshe nga shumë qasje të tjera terapeutike:
• procesi është i orientuar drejt zgjidhjes
• është “content-free”, pa nevojën për të ndarë detaje të dhimbshme
• dhe nuk ritraumatizon klientin
Qëllimi është të identifikohet saktë modeli i reagimit dhe të krijohet baza për ndërhyrje efektive në seancat pasuese.
Kjo e bën fillimin e procesit më të qetë, më të sigurt dhe më të lehtë për klientin
Sa zgjat terapia?
Ndryshe nga shumë qasje tradicionale, procesi nuk synon zgjatjen e seancave, por arritjen e ndryshimit sa më shpejt dhe në mënyrë të qëndrueshme.
Në shumë raste:
• ndryshimi mund të ndodhë brenda pak seancave
• ndonjëherë edhe në 1–3 takime, në varësi të problemit
Megjithatë, kohëzgjatja e procesit është gjithmonë individuale dhe varet nga:
• natyra dhe kompleksiteti i problemit
• gatishmëria e personit për të ndryshuar
• dhe ritmi personal i përpunimit
Fokusi mbetet gjithmonë te zgjidhja konkrete, jo te zgjatja e procesit.
A është konfidencial procesi?
Çdo proces terapeutik respekton konfidencialitetin sipas etikës profesionale.
Megjithatë, BWRT® ofron një nivel edhe më të lartë privatësie për shkak të natyrës së saj “content-free”.
Kjo do të thotë se:
nuk është e nevojshme të ndash detaje personale apo përvoja të ndjeshme për të arritur ndryshim.
Fokusi është te mënyra si truri yt reagon, jo te rrëfimi i historisë.
Kjo e bën procesin:
• më të sigurt
• më diskret
• dhe më të rehatshëm për shumë klientë
Për pacientët tanë që përballen me sfida emocionale, stres apo vështirësi mendore, ne ofrojmë mbështetje profesionale dhe të sigurt. Kujdesi për shëndetin mendor është prioriteti ynë.
Lidhje të Dobishme
Qëndro në kontakt
Mos hezitoni të na kontaktoni për konsultë ose bashkëpunim. Regjistrohuni për të marrë këshilla dhe artikuj mbi shëndetin mendor.
©2026 Wellheard, Të gjitha të drejtat e rezervuara.
