Shërbimet Tona

Shërbime Gjithëpërfshirëse për Kujdesin e Mendjes dhe Mirëqenies

{01}

Psikoterapi individuale

Punë e thellë për të kuptuar dhe transformuar emocionet, mendimet dhe sjelljet.
{02}

Trauma & Ankth (BWRT)

Ndërhyrje efektive për reduktimin e ankthit dhe përpunimin e përvojave të vështira.
{03}

Fobi & Frikëra

Trajtim për tejkalimin e frikërave që kufizojnë jetën dhe funksionimin e përditshëm.
{04}

Marrëdhënie & Çifte

Mbështetje për përmirësimin e komunikimit dhe zgjidhjen e konflikteve në marrëdhënie.
{05}

Relationship Reboot

Qasje praktike për të thyer modelet e dëmshme dhe për të ndërtuar marrëdhënie më funksionale.
{06}

Çrregullime të të ngrënit

Punë e fokusuar në ndryshimin e marrëdhënies me ushqimin dhe trupin.
{07}

Vetëbesim & Identitet

Ndërtim i sigurisë personale dhe forcimi i identitetit emocional.
{08}

Smashing Limits

Kapërcim i bllokimeve të brendshme dhe rikthim i kontrollit mbi jetën.
{09}

Neurophysical Enhancement

Aktivizim i lidhjes tru–trup për performancë dhe mirëqenie më të lartë.
Pse të na zgjidhni

Kujdes i besueshëm, ndryshim që zgjat

Në Wellheard, ne nuk fokusohemi vetëm tek simptomat, por tek shkaku i tyre.Qasja jonë është e personalizuar dhe e orientuar drejt rezultateve reale që zgjasin në kohë.

1 +
Years of Experience
k 1 +
Satisfied Clients
1 +
Countries Reached
k 1 +
Classes Conducted
A ke ndonjë pyetje?

Pyetjet më
të Shpeshta

Për pacientët tanë që përjetojnë vështirësi si pasojë e dëmtimeve apo sëmundjeve që prekin sistemin nervor, ofrojmë një përvojë rehabilitimi të specializuar dhe të personalizuar. Ky proces synon rikuperimin e funksioneve, përmirësimin e cilësisë së jetës dhe mbështetjen e mirëqenies fizike dhe emocionale në mënyrë të qëndrueshme.

Po nëse nuk ndihem rehat me terapistin?
Ndjenja e sigurisë dhe rehatisë është baza e çdo procesi terapeutik.


Një nga veçoritë e BWRT® është se është një terapi “content-free”, që do të thotë se nuk është e nevojshme të ndash me detaje përvojat personale apo momentet e vështira për të arritur ndryshim.


Fokusi është te mënyra si truri yt reagon, jo te rrëfimi i gjatë i historisë.


Kjo e bën procesin më të lehtë, më të sigurt dhe më të rehatshëm për shumë njerëz.


Megjithatë, lidhja me terapistin mbetet e rëndësishme.


Nëse nuk ndihesh rehat:
• mund ta shprehësh këtë hapur

• ose të zgjedhësh një terapist tjetër


Sepse ndryshimi ndodh më lehtë aty ku ndihesh i sigurt.
Çfarë është BWRT?
BWRT® (BrainWorking Recursive Therapy) është një metodë moderne psikoterapie e bazuar në neuroshkencë, e krijuar për të ndihmuar trurin të ndryshojë mënyrën si reagon ndaj situatave dhe emocioneve.


Ajo funksionon duke ndërhyrë në një moment shumë të shpejtë të përpunimit të informacionit në tru përpara se ne të bëhemi të vetëdijshëm për reagimin tonë.
Çfarë të pres në seancën e parë?
Seanca e parë në BWRT® ndjek një strukturë të qartë, sipas protokollit specifik të kësaj metode.


Ajo fokusohet në mbledhjen e informacionit të nevojshëm për të kuptuar problemin aktual dhe mënyrën si truri po reagon ndaj tij, jo në analizën e gjatë të së kaluarës.


Ndryshe nga shumë qasje të tjera terapeutike:

• procesi është i orientuar drejt zgjidhjes

• është “content-free”, pa nevojën për të ndarë detaje të dhimbshme

• dhe nuk ritraumatizon klientin


Qëllimi është të identifikohet saktë modeli i reagimit dhe të krijohet baza për ndërhyrje efektive në seancat pasuese.


Kjo e bën fillimin e procesit më të qetë, më të sigurt dhe më të lehtë për klientin
Sa zgjat terapia?
BWRT® është një terapi e orientuar drejt rezultateve dhe zakonisht afatshkurtër.


Ndryshe nga shumë qasje tradicionale, procesi nuk synon zgjatjen e seancave, por arritjen e ndryshimit sa më shpejt dhe në mënyrë të qëndrueshme.


Në shumë raste:

• ndryshimi mund të ndodhë brenda pak seancave

• ndonjëherë edhe në 1–3 takime, në varësi të problemit


Megjithatë, kohëzgjatja e procesit është gjithmonë individuale dhe varet nga:

• natyra dhe kompleksiteti i problemit

• gatishmëria e personit për të ndryshuar

• dhe ritmi personal i përpunimit


Fokusi mbetet gjithmonë te zgjidhja konkrete, jo te zgjatja e procesit.
A është konfidencial procesi?
Po, plotësisht.


Çdo proces terapeutik respekton konfidencialitetin sipas etikës profesionale.
Megjithatë, BWRT® ofron një nivel edhe më të lartë privatësie për shkak të natyrës së saj “content-free”.


Kjo do të thotë se:
nuk është e nevojshme të ndash detaje personale apo përvoja të ndjeshme për të arritur ndryshim.


Fokusi është te mënyra si truri yt reagon, jo te rrëfimi i historisë.


Kjo e bën procesin:

• më të sigurt

• më diskret

• dhe më të rehatshëm për shumë klientë

Për pacientët tanë që përballen me sfida emocionale, stres apo vështirësi mendore, ne ofrojmë mbështetje profesionale dhe të sigurt. Kujdesi për shëndetin mendor është prioriteti ynë.

Qëndro në kontakt

Mos hezitoni të na kontaktoni për konsultë ose bashkëpunim. Regjistrohuni për të marrë këshilla dhe artikuj mbi shëndetin mendor.

©2026 Wellheard, Të gjitha të drejtat e rezervuara.