Dislalia (çrregullimi i artikulimit) nuk ‘kalon vetë’ gjithmonë. Sigurisht, ajo mund të korrigjohet edhe në moshat e rritura.
SITUATA PARA TERAPISË
- Një djalë 18 vjeç
- Diagnoza logopedike: Dislali me procese fonologjike të ruajtura
- Vështirësi në artikulimin e tingujve:
- “th” — “f”
- “dh” — “v”
- “r” jo i qartë
NDIKIMI NË JETËN E DJALIT
-Të folurit nuk ishte i pastër
-Ndikonte në vetëbesimin e djalit
-Djali shmangte të folurit në disa situata
Po nëse një tingull i vogël të pengon të flasësh me siguri?
NDËRHYRJA LOGOPEDIKE
Terapi logopedike e fokusuar në artikulim
Punë e strukturuar mbi pozicionimin e tingujve
Praktikë e vazhdueshme e tingujve deri në automatizimin e tyre
Terapia Çelësi i Mireqenies Mendore
NDRYSHIMI TANI
Tingujt u korrigjuan
- “th” dhe “dh” të sakta
- “r” i qartë dhe i qëndrueshëm
- i foluri është i pastër dhe i kontrolluar
REZULTATI I TERAPISË
Djali flet me siguri
Shprehet pa hezitim
Ndryshimi nuk është vetëm në tinguj, por edhe në mënyrën si e sheh veten
REFLEKTIM
Nuk është kurrë vonë për të përmirësuar të folurin;
Artikulimi mund të punohet në çdo moshë.
