Dislalia (çrregullimi i artikulimit) nuk ‘kalon vetë’ gjithmonë. Sigurisht, ajo mund të korrigjohet edhe në moshat e rritura.

SITUATA PARA TERAPISË

  • Një djalë 18 vjeç
  • Diagnoza logopedike: Dislali me procese fonologjike të ruajtura
  • Vështirësi në artikulimin e tingujve: 
    • “th” — “f”
    • “dh” — “v”
    • “r” jo i qartë

NDIKIMI NË JETËN E DJALIT

-Të folurit nuk ishte i pastër

-Ndikonte në vetëbesimin e djalit

-Djali shmangte të folurit në disa situata

Po nëse një tingull i vogël të pengon të flasësh me siguri?

NDËRHYRJA LOGOPEDIKE

Terapi logopedike e fokusuar në artikulim 

Punë e strukturuar mbi pozicionimin e tingujve

Praktikë e vazhdueshme e tingujve deri në automatizimin e tyre

Terapia Çelësi i Mireqenies Mendore

NDRYSHIMI TANI

Tingujt u korrigjuan

  • “th” dhe “dh” të sakta
  • “r” i qartë dhe i qëndrueshëm 
  • i foluri është i pastër dhe i kontrolluar

REZULTATI I TERAPISË

Djali flet me siguri

Shprehet pa hezitim

Ndryshimi nuk është vetëm në tinguj, por edhe në mënyrën si e sheh veten

REFLEKTIM
Nuk është kurrë vonë për të përmirësuar të folurin;
Artikulimi mund të punohet në çdo moshë.