🧠 Rast klinik – BWRT
RASTI
Rasti bën fjalë për një mashkull 30 vjeç, i cili paraqitet me një histori të gjatë të vetëvlerësimit të ulët, të ndërtuar mbi përvoja të hershme traumatikë që kanë përfshirë zhvlerësim dhe kritikë të vazhdueshme.
Edhe pse në aspektin objektiv funksionon në një nivel të lartë profesional dhe konsiderohet i aftë në punën e tij, mënyra se si ai e përjeton veten mbetet dukshëm e shtrembëruar dhe e shkëputur nga realiteti i performancës së tij.
PROBLEMATIKA
Vështirësia kryesore nuk lidhej me mungesë aftësie apo kompetence, por me një mënyrë të automatizuar dhe të brendësuar të përjetimit të vetes, e cila aktivizohej pavarësisht provave konkrete për të kundërtën.
Çdo arritje përjetohej si e përkohshme ose e pamerituar, ndërsa çdo gabim merrte një peshë disproporcionale dhe përdorej si provë për të konfirmuar bindjen bazë:
“Unë nuk jam mjaftueshëm.”
PARA NDËRHYRJES
Në vlerësimin psikometrik, pacienti rezultoi me një nivel të lehtë të simptomave depresive (BDI: 12) dhe një nivel mesatar të ankthit (BAI: 22), duke reflektuar një gjendje të qëndrueshme të tensionit të brendshëm dhe vetëkritikës.
Në intervistën klinike, u evidentua një prirje e vazhdueshme për të minimizuar arritjet personale, një frikë e theksuar nga ekspozimi profesional dhe një paaftësi për të internalizuar suksesin si diçka që i përket atij ose ndryshe imposter syndrome.
E kam merituar suksesin tim..
Terapia Çelësi i Mirëqenies Mendore
FORMULIMI KLINIK
Analiza klinike sugjeroi se problemi nuk mbahej nga mendime të ndërgjegjshme apo nga një interpretim racional i situatave, por nga një lidhje e fortë dhe e kushtëzuar në nivel neurologjik mes përvojave të hershme dhe reagimit aktual emocional.
Kjo do të thotë se çdo situatë që implikonte sukses ose vlerësim pozitiv aktivizonte automatikisht një reagim të vjetër emocional, i cili më pas përkthehej në një interpretim negativ për veten.
NDËRHYRJA BWRT®
Ndërhyrja nuk fokusohet në rikujtimin e detajuar të traumës apo në analizimin e saj, por në ndërprerjen e mekanizmit përmes të cilit kjo traumë vazhdonte të ndikonte në përjetimin aktual.
Përmes BWRT®, u identifikua memoria kyçe që mbante këtë reagim dhe u ndërhy drejtpërdrejt në sekuencën automatike të përgjigjes, duke krijuar një mënyrë të re dhe më funksionale reagimi ndaj vetes.
Ky proces u realizua pa ekspozim të zgjatur emocional dhe pa ritraumatizim, duke ruajtur një fokus të qartë në zgjidhje.
PROCESI
Gjatë një procesi prej shtatë seancash, u vu re një reduktim progresiv i intensitetit të reagimit emocional, së bashku me një rritje të aftësisë për të toleruar dhe përjetuar situatat e suksesit pa aktivizuar automatikisht vetëkritikën.
Ndryshimi nuk ishte vetëm në mënyrën se si pacienti mendonte për veten, por në mënyrën se si ai e përjetonte veten në moment.
PAS NDËRHYRJES
Në përfundim të ndërhyrjes, vlerësimi psikometrik tregoi një eliminim të plotë të simptomave, me rezultate 0 si në Beck Depression Inventory ashtu edhe në Beck Anxiety Inventory.
Këto rezultate reflektuan një stabilizim të dukshëm emocional dhe një reduktim të përgjithshëm të tensionit të brendshëm.
REZULTATI FUNKSIONAL
Në nivel funksional, pacienti filloi të marrë përgjegjësi më të mëdha profesionale pa shmangie dhe pa ndjenjën e mëparshme të pasigurisë.
Ai nuk e sabotonte më veten dhe ishte në gjendje të operonte në përputhje me nivelin real të aftësive të tij.
NDRYSHIMI KRYESOR
Ajo që ndryshoi nuk ishte aftësia e tij, as realiteti objektiv i jetës së tij, por mënyra se si truri i tij përpunonte informacionin në lidhje me veten.
Ky ndryshim në përpunim çoi në një përjetim të ri, më të qëndrueshëm dhe më realist të vetes.
PËRMBYLLJE
